Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të dhunës në familje. Po ashtu është arrestuar një person i cili kishte ushtruar dhunë në familje më datë 22.01.2022.
Rasti i parë i dhunës në familje është regjistruar në Gjakovë rreth orës 10:30. Është arrestuar i dyshuari që ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre. Viktima është dërguar në vend të sigurt, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Më pas rreth orës 11:00, në fshatin Petrovë të Prizrenit, dy viktima kanë raportuar se djali i tyre ka shkaktuar dhunë në familje, si dhe i ka kanosur ata me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan rtv21.tv
Rasti i tretë është regjistruar në Vushtrri rreth orës 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.
Rasti i katërt është regjistruar në Obiliq rreth orës 19:54. Policia ka arrestuar tre persona, dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një femre.
Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button