Katër raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe katër raste të reja.
“Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961. Në total numri i rasteve aktive është 312.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.
Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
