Nga nesër fillon aplikimi për shujtë studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut informoi se nga nesër deri më 31 dhjetor sërish mund të aplikohet për realizimin e të drejtës të racionit të subvencionuar të studentëve.
“Mund të aplikojnë të gjithë studentët të cilët i përmbushin kushtet sipas Ligjit për subvencionim të racionit për studentë, por nuk kanë arritur të aplikojnë dhe/apo ta realizojnë këtë të drejtë në afatin e parë dhe të dytë. Kjo mundësi do të jetë në dispozicion çdo muaj edhe atë nga data 20 deri më 30, gjegjësisht më datën 31 të muajit”, u bë e ditur në kumtesë.
Aplikimi për racion të subvencionuar bëhet në formë elektronike, përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, me bashkëngjitjen e vetëm dy dokumenteve –  fletëparaqitje dhe deklaratë për saktësinë e të dhënave për llogarinë personale të transksionit, shkruan TV21./21Media

Back to top button