​Katër shkolla në Deçan pranojnë donacion nga KFOR-i italian

Komuna e Deçanit ka pranuar donacion në vlerë prej 30 mijë euro nga KFOR-i italian. Bëhet fjalë për disa pajisje teknologjike të cilat janë ndarë për katër shkolla të kësaj komune.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Deçanit duke theksuar se “projekte të tilla që rritin cilësinë e arsimit dhe zhvillojnë aftësitë e nxënësve në komunën tonë, janë çdoherë të mirëseardhura”.

“Sot, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, drejtori i Arsimit z. Besnik Hulaj pranoj donacion nga Komandanti i Komandës Regjionale Perëndim (RCW) Kol.Gabriele Vacca, për disa pajisje teknologjike, si Smart TV dhe Laptop, për Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, IAAP “Tafil Kasumaj”, shkollën fillore në Prapaqan dhe Rastavicë”, ka njoftuar Komuna e Deçanit./KosovaPress

Back to top button