Katër të arrestuar për abuzim seksual të fëmijëve

 

Policia gjermane ka arrestuar tre burra dhe një tjetër po mbahet në Paraguai, nën dyshimin se drejtonin një nga rrjetet më të mëdha në internet, atë të shpërndarjes së imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve, një faqe të quajtur “Boystown”.

Sipas zyrtarëve, në këtë platformë janë më shumë se 400.000 përdorues të regjistruar, ku disa imazhe të cilat u shfaqen së fundmi, treguan abuzimin më të rëndë të fëmijëve.

Ky hetim mbi këtë platformë, u udhëheq nga gjermanët, përfshirë edhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Holandë, Suedi, Australi, SHBA dhe Kanada.

Ndër të tjera, agjencia e policisë së BE-së Europol, ka thënë se do të shqyrtohet inteligjenca e fituar nga ky operacion si dhe më shumë arrestime dhe shpëtime pritet të ndodhin globalisht, mbi këtë çështje, transmeton BBC.

Policia gjermane ka bërë të ditur se tre burra të cilët janë ndaluar që nga mesi i prillit, besohet se kanë drejtuar rrjetin pedofil; një 40 vjeçar nga Paderborn, një 49 vjeçar nga Mynihu si dhe një 58 vjeçar nga Gjermani Veriore.

Ndërkohë, i dyshuari i katërt, është një 64 vjeçar nga Hamburgu, i cili dyshohet se ishte një nga anëtarët më aktiv në faqe, njëkohësisht përgjegjës për mbi 3.500 postime./21Media

Back to top button