Katër të arrestuar për posedim, blerje dhe shitje të drogës

Policia në Prishtinë i ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Gjatë operacionit policor të dyshuarit janë me inicialet dhe vitin e lindjes: A. N. (1969), A. I. (1990), A. N. (1977) dhe D.Sh. (1989).

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe prova/dëshmi materiale si në vijim:

• (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
• (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë
• (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
• (1) armë zjarri- revole
• (2) karikatorë
• (14) fishekë
• (9267) euro
• (450) franga
• (1700) lekë
• (10) dollarë kanadez
• (3) telefona celular
• (3) peshore digjitale
• (2) automjete

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button