Kurti thotë se Serbia refuzoi planin franko- gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka qenë Serbia ajo e cila e ka refuzuar planin franko- gjerman. Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetarët e komunave.
“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani ne e kemi parë si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit Nacional të Sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, konkluzion unanim i refuzimit të propozimit, që u bë publik nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq. Pra, ata e kanë refuzuar këtë propozim, ndërkohë që ne e kemi konsideruar si bazë të mirë për bisedime”, tha Kurti kur u pyet se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale”, tha Kurti.
Kurti po ashtu e konsideroi SHBA-në si partner dhe aleat të Kosovës.
“ShBA janë edhe partnerë edhe aleatë tonë, andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë që të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më abnormale”, tha Kurti./21Media

Back to top button