Hovenier: Dinari ka ndikuar në partneritetin me Kosovën, Qeveria të marrë këshillën tonë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një konferencë për media ka folur për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK-së) për ndalimin e dinarit.

Hoveneri ka deklaruar se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën, duke thënë se deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës në lidhje për raporet me SHBA-të, nuk janë të vërteta.

“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas intervistes të O’Brien, që thojnë se marrëdhënia mes Kosovoës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të prekur nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë.” tha ai.

Ndër tjera, Hovenier tha se do të shpresonte që qeveria e Kosovës dhe Kurti të zgjidhin çështjen së bashku.

“Jemi të shqetësuar që qeveria dhe Kurti nuk e kanë bërë”, tha Hovenier./21Media

Back to top button