Katër viktima nga bombardimet ruse në Severodonetsk

Forcat ruse kanë bombarduar një fabrikë azoti në Severodonetsk në Ukrainën lindore, duke vrarë katër persona, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, Serhiy Hayday.
Ai ka thënë se Rusia kishte përqendruar të gjitha burimet e saj në kapjen e Severodonetsk dhe Lysychansk, “por nuk ka bërë pothuajse asnjë përparim në tre muajt e fundit”.
“Kështu që ata vazhdojnë të bombardojnë qytetet, veçanërisht vendet ku mblidhen njerëzit”, ka thënë Hayday në një postim në Telegram.
“Këtë mëngjes, rusët hapën përsëri zjarr mbi uzinën e Azotit, ku të gjithë e dinë këtë, ishin rregulluar disa strehë për bomba. Si pasojë, katër persona vdiqën”, ka shtuar ai.
Hayday ka theksuar se mes viktimave është një civil./21Media

Back to top button