KB Bashkimi debuton sot në garat evropiane

Sot skuadra e KB Bashkimit do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, teksa përballet me klubin polak Anwil Włocławek në kuadër të para-kualifikimeve të FIBA Europe Cup.
Përballja zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, aty ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët “Arpagjik’t”. Shitja e biletave do të vazhdojë edhe sot nga ora 12:00 para palestrës, ndërsa dyert do të hapen në ora 18:00.
Pritet që palestra të jetë e mbushur plot, me tifozët që do të mbështesin skuadrën në përpjekjen për një fitore historike kundër një rivali me traditë në basketbollin evropian.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?