Kaloni te përmbajtja kryesore

KE-ja propozon dyfishimin e tarifave ndaj importeve të çelikut

Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin e çelikut, përkatësisht në 50 për qind, për të mbrojtur prodhuesit e BE-së nga konkurrenca nga vende si Kina.

Të martën këtë e njoftoi, Komisionari për Industrinë i Bashkimit Evropian, Stephane Sejourne përmes një postimi në platformën “X”.

“Për të shpëtuar fabrikat dhe vendet e punës në çelikun tonë evropian: ne e përgjysmojmë kuotën e çelikut të importuar nga jashtë, dyfishojmë tarifat doganore (nga 25% në 50%). Kjo është klauzola e re mbrojtëse për çelikun. Ky është riindustrializimi i Evropës”, ka shkruar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button