Ngjarjet e datës 8 tetor

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me ndërmarrjet përfituese nga skema e granteve për blerjen e makinerive të avancuar prodhuese dhe përpunuese, certifikim të produkteve dhe sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari. (Sëiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 09:00)
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) mban konferencën e lansimit të projektit “Integriteti i Mediave dhe Gjurmimi i Dezinformimit”. (Reporting House, Qendra Germia, sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 09:00 deri në 10:40)
Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare . (Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)
Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vendos gurëthemelin e çerdhes së re në qytetin e Ferizajt. (Lagjja Dardania, ora 10:00)
Nis Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë (Ed. III). (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në një ceremoni solemne dekoron Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 13:00)
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, mbajnë tubim me gratë dhe vajzat. (Salla e Kuqe, ora 18:00)
Komuna e Vushtrrisë bën përurimin e parkingut nëntokësor dhe sheshit të qytetit. (Sheshi Adem Jashari, ora 19:00)
Teatri Rom “Nexhip Menekshe”, shfaq dramën “Në Kërkim” e autorit me famë botërore, Bertold Brecht, nën regjinë e regjisorit Mahir Musliu. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, ku gjendet Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?