Kë ka dashuri Elhaida Dani?

 
Një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare ka qenë e ftuar në programin ” Me 21-In” në Radio 21 ku ka folur për projektin e saj më të ri ” ZanIN”, projekt me 5 këngë me video që po pritet mjaft mirë.
Ajo ka treguar se është mjaft e lumtur qê projekti po pëlqehet pasi siç tregoi gjatë intervistës ishte rikthimi i saj pas 4 vitesh në Shqipëri e me muzikë shqiptare.
Elhaida ka treguar se të pesta këngët që janë pjesë e “ZanIn”, ajo i don ndërsa për momentin po pëlqen më shumë baladën ” Kënga jonë”.

 
E befasuar për mirë këngëtarja ka treguar se ka qenë jo vetëm nga publiku që e kanë pritur mjaft mirë këto këngë por edhe nga vetë kolegët artistët e tjerë ku ka marrë shumë lëvdata edhe nga miqtë e saj nga Kosova, mes tyre artistë që në të ardhmen ka plane me ta.
E pyetur në fund, duke u bazuar në titujt e këngëve të projektit të saj të ri ajo ka treguar se a ka ndonjë hajvali, apo se kë ka ajo dashuri? “Dashuri kam familjen dhe dashurinë”- kjo është përgjigja e saj duke qeshur.
Artistja e njohur që ka triumfuar në ” The Voice of Italy” më pas duke shkelur skena të mëdha si ajo e Eurosong ka treguar në “Radio 21” se ka një synim të prek një tjetër skenë të madhe që nuk donte të zbulonte më shumë ndërsa pret që këto ditë të kthehet në Itali ku e presin projekte të tjera. Elhaida gjatë programit ka dhënë dhe një mesazh të fortë për të gjithë ata të rinjtë që zhgënjehen nga ndonjë talent show ose duan të provojnë veten duke ju thënë atyre që nuk duher të ndalojnë ëndrrën e tyre e të mos demoralizohen e nëse e duan atë gjë do ta arrijnë. /21Media

Back to top button