Keanu Reeves heq dorë nga roli në “The Devil in the White City”

Keanu Reeves ka hequr dorë nga roli i tij në “The Devil in the White City”.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje se çfarë e çoi Reeves të heq dorë nga drama, të drejtat e të cilit i siguroi Leonardo DiCaprio në vitin 2010.
Por, ëndrrat e fansave të Reeves që ta shohin në rolin e arkitektit në “The Devil in the White City” u shuan.
Hulu tani është në kërkim të një zëvendësuesi.
Bazuar në librin e vitit 2003 me të njëjtin emër nga Erik Larson, “Devil In The White City” tregon historinë e vërtetë të Daniel H. Burnham, një arkitekt, i cili garon të lërë gjurmë në histori me Panairin Botëror të Chicagos në 1893.
Drama pritet të dalë në pranverën e vitit 2023./21Media

Back to top button