KEDS: Kemi zënë më shumë se 600 persona duke vjedhë rrymë gjatë muajit nëntor

600 persona e kanë vjedhur energjinë elektrike gjatë muajit nëntor, këtë e ka bërë të ditur KEDS përmes një komunikate për media.

Ndërsa thuhet se KEDS ka shpërndarë ekipe të kontrollit në tërë Kosovën, dhe vetëm gjatë muajit nëntor janë ralizuar afër 8,500 kontrolle, prej të cilave më shumë se 600 janë zënë në vepër duke e vjedhë energjinë elektrike, raporton rtv21.tv.

“Aksionet për kontrolle te keqpërdoruesit e dyshimtë të energjisë elektrike vetëm sa po shtohen, tashmë kur jemi futur në sezonin e dimrit” thuhet në njoftim.

KEDS tregon se në varësi çfarë lloj konsumatori është ai i cili e bënë këtë vepër, në atë mënyrë edhe i faturohet dënimi.

“Të gjithë këtyre konsumatorëve, me t’u zënë, u faturohet rikthimi i humbjeve i barasvlershëm me faturën 6 mujore, nëse janë konsumatorë të amvisërisë, dhe me faturën njëvjeçare nëse janë biznese, pra konsumatorë komercialë” thuhet tutje në njoftimin e KEDS.

Po ashtu KEDS bënë të ditur se keqpërdorimi i energjisë elektrike hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, e cila, sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme  me burg deri në tri vjet.

Ndërsa për periudhën janar-nëntor KEDS thotë se janë identifikuar 6 mijë raste të keqpërdorimeve në Kosovë.

Të njëjtën kohë, me qëllim të vetëdijesimit të publikut, KEDS ka ndërmarrë një fushatë informimi për opinionin publik lidhur me pasojat që mund të ketë kushdo që keqpërdor energjinë elektrike.

“Fushata “Rryma t’kushton ma lirë” do të thotë përdorim legal i energjisë elektrike dhe, sado që një konsumator shpenzon në muaj, atij i del më lirë sesa nëse e konsumon atë ilegalisht, pra më lirë sesa pagesa që duhet të bëjë në formë të rikthimit të humbjeve të shkaktuara ndaj kompanisë, më lirë sesa dënimi me gjobë dhe me burg nga gjykata dhe më lirë se sa rrezikimi i sigurisë personale dhe i ambientit përreth që vjen nga vandalizmi i infrastrukturës elektroenergjetike. Mos e vjedh rrymën! Rryma t’kushton ma lirë!” ka thënë KEDS./21Media

Back to top button