Jep dorëheqje shefi i stafit të presidentes Blerim Vela

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Presidencës. Osmani ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm.
”Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Presidencës./21Media
Back to top button