KEDS: Nuk ka reduktime

Sipas KEDS-it, ndaljet e herëpashershme ndodhin vetëm në raste kur ka prishje, apo ku duhet intervenuar patjetër

KEDS bën të ditur se se nuk po aplikohen reduktime në asnjë pjesë të Kosovës.

KEDS përmes një komunikate bën të ditur se ndaljet e herëpasherëshme të energjisë bëhen për shkak të intervenimeve të domosdoshme në rrjet për të sanuar problemet teknike.

“Këto probleme teknike ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara, e aq më tepër te ne ku rrjeti është shume i vjetër.  E përsërisim edhe një herë ndaljet e herëpashershme ndodhin vetëm në raste kur ka prishje, apo në raste ku duhet intervenuar patjetër për të siguruar mbarëvajtje të rrjetit. Këto raste monitorohet nga ZRRE e cila ka ekipet e veta në terren dhe mund të verifikohen”, bëhet e ditur në komunikatën e KEDS-it.

Kosova këto ditë, sipas KEDS-it ka shënuar rekordin e konsumit të energjisë elektrike. “Pasiqe prodhimi vendor nuk arrin ta mbulojë tërë konsumin ne kemi blerë energji nga importi për të siguruar që të mos ketë reduktime. Vetëm gjatë muajit dhjetor ne kemi importuar rreth 90.000 MW”, bën të ditur më tutje KEDS-i.

Ndërkohë, KEDS sot ka bërë  të ditur se nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të ketë ndërprerje emergjente të rrymës në Mitrovicë./21Media

Back to top button