KEDS vendos katër trafo të reja në Llaushë të Podujevës

KEDS-i në LLaushë të Podujevës ka vendosur katër trafo dhe rrjet të ri energjetik

“Këtij investimi të KEDS i gëzohen konsumatorë të kësaj ane, të cilët tani do të kenë furnizim më të sigurt dhe shërbime më kualitative”, thuhet në komunikatën e KEDS.

Banorët e këtij fshati mirëpresin investimet dhe falënderojnë KEDS-in.

“Tash trafo na ka ardh shumë ngat. Të mirat na kanë ardh te dera. Përpara kena pas shumë probleme. Nji frymë me ra, shtyllat i rrzojke përtokë, se janë kanë të vjetra prej drunit jenë konë. Tash u bo tepër mirë”, thotë Nexhmi Dudi nga Llausha.

Edhe banorja tjetër e fshatit,  Melihate Dudi, shprehet e kënaqur me këto ndryshime.

“Furrën e shporetit e kena pas digjitale, por kurrë nuk kena mujt me përdorë. Tash për herë të parë e kena përdorë prej se e kena ble dhe na ka pshtu”, duke falënderuar KEDS-in për këto të mira.

KEDS ka bërë të ditur se po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës./21Media

Back to top button