KEDS zë përsëri të njëjtën kompani të taksive në Prishtinë duke vjedhur rrymën

KEDS ka njoftuar se ka zënë përsëri të njëjtën kompani të taksive duke vjedhur rrymën elektrike.
Sipas tyre e njëjta ishte zënë edhe në vitin e kaluar dhe për këtë ishte obliguar që t’i rikthejë kompanisë 40 mijë euro.
“Në tetor të vitit të kaluar patëm raportuar për një kompani të taksive nga Prishtina, pronari i së cilës ishte zënë nga KEDS-i duke vjedhur energjinë elektrike. Shërbimin për klientë e kishte me para, ama veturat elektrike po i mbushte pa para. E për këtë i ishte dashur t’ia rikthejë kompanisë 40 mijë euro. Para pak ditësh, e njëjta kompani është zënë sërish duke i mbushur ato vetura ilegalisht, pra duke ia vjedhur rrymën KEDS-it”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se llogaritja e humbjeve të shkaktuara ndaj kompanisë është bërë prej tetorit të vitit të kaluar, për çka, sipas kalkulimeve, detyrimisht i duhet t’ia rikthejë KEDS-it edhe 25,120.15 euro.
KEDS zë pesë biznese në Prishtinë duke e vjedhur energjinë elektrike
KEDS-i zë një hotel në Prishtinë duke vjedhur mbi 21 mijë euro rrymë