KEK-u e “Termokos” nënshkruajnë marrëveshje për furnizim me ngrohje

Zëvendës kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi dhe kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Termokos”, Fisnik Osmani, kanë nënshkruar të hënën marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 në mes KEK dhe “Termokos”.

Në komunikatën për KEK-ut thuhet se kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15 tetor 2023 deri me 15 prill 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores “Termokos”.

Back to top button