Sulmi i Izraelit në Rripin e Gazës vrau 100 fëmijë

(Lajm i përditësuar)


Sulmi i Izraelit në Rripin e Gazës vrau 100 fëmijë

Rreth 100 fëmijë palestinezë janë vrarë, që kur ushtria izraelite nisi sulmet e saj në Rripin e Gazës të shtunën në mëngjes, tha Defense for Children International – Palestine.

”Të paktën 91 fëmijë palestinezë në Gaza janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite dhe forcat izraelite kanë qëlluar dhe vrarë pesë djem palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar”, tha grupi për të drejtat e fëmijëve.


Netanyahu zotohet se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në luftën me Hamasin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ajo që “Hamasi do të përjetojë do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme”, raporton BBC.

Netanyahu u ka thënë zyrtarëve nga jugu u Izraelit.

“Është vetëm fillimi. Ne të gjithë jemi me ju dhe do t’i mposhtim ata me forcë, me forcë të madhe”, ka thënë Netanyahu.

Netenyahu ka thënë se Izraeli do ta ndërrojë Lindjen e Mesme.

Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael që kur Hamasi nisi sulmin në territorin izraelit të shtunën. Të paktën 560 janë vrarë në Gaza pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në reagim ndaj sulmeve nga militantët palestinezë.

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka urdhëruar “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës, duke ndërprerë “furnizimet me ushqim, naftë, elektricitet dhe ujë”.

Back to top button