Hovenier: Asociacioni duhet të bëhet urgjentisht

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet urgjentisht, kështu deklaroi ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan Bloomberg.

Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave.

Hovenier ndër tjera shtoi se një Asociacion i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive.

Ai tha se duhet të ketë kufizime, sepse beson se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti.

Hovenier gjithashtu foli edhe rreth agresionit të Serbisë në Kosovë të datës 24 shtator, ku në Banjskë të Zveçanit si pasojë e sulmit të armatosur, u vra polici Afrim Bunjaku.

Sulmi në fjalë ishte udhëhequr nga Milan Radoiçiq.

“Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësin përfundimtar”, theksoi diplomati amerikan.

Back to top button