Kelmendi: Adem Jashari është krenaria e Kosovës

Gëzim Kelmendi tha se duhet të pasohet rruga e atyre që kontribuan për vendin

Sonte në  emisionin “Kojshia Show” të  RTV21, i  ftuar ishte kryetyari i partisë  Fjala, Gëzim Kelmendi, me të  cilin u bisedua për shumë  qështje dhe probleme të vendit.

Gjatë bisedës Kelmendi tha se ka ardhur koha që të  vetëdijësohemi, që  siç tha të vazhdojmë  rrugën e atyre që e kanë  dhënë  jetën për vendin, shkruan rtv21.tv

“Si breza të  ardhshëm duhet të  punojmë e ta pasojmë  rrugën e tyre, të punojmë për shtet e jo për interesa personale”, tha Kelmendi.

Ai më tutje tha se Adem Jashari është krenaria e vendit sepse sakrificat që i ka bërë ai dhe familja e tij, sipas tij nuk mund të gjenden askund, andaj tha se duhet të pasohet rruga  e tij dhe e atyre që luftuan për vendin.

Kelmendi po ashtu foli edhe për shkuarjen e të rinjëve kosovarë në Siri dhe tha se e kundërshton këtë veprim të tyre, duke shtuar se mënyra më e mirë për të luftuar ekstremizmin në vend është që të mësohet feja në shkolla./21Media

Back to top button