Këmbësorja që u godit nga vetura në gjendje të rëndë shëndetësore

 

 

Një këmbësore, e cila u godit nga një veturë sot në Veternik është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv Naser Syla, mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai ka thënë se djali i saj, poashtu i goditur nga vetura, është në gjendje stabile.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj./21Media

 

Back to top button