“Këmbim tokash në favor të ish-klientëve të tij”, reagon Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me propozimin e tij për ndërrimin e pronës së Komunës së Prishtinës me disa parcela të dy biznesmenëve, që janë edhe ish-klientë të tij. Ai ka thënë se vendimi për këmbim i marrë nga Kuvendi i Kryeqytetit dhe ka marrë edhe ligjshmërinë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Rama ka thënë se nuk qëndrojnë raportimet se prona 8 hektarëshe e pronarëve privat do të këmbëhet me pronën rreth 20 hektarëshe të Komunës së Prishtinës, por vetëm me një pjesë të saj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?