Parashikimi i motit për fundjavë, të shtunën borë

Instituti  Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa të dielën mot me diell dhe vranesira të pjesëshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmejt -1 deri 1. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./21Media

Back to top button