“Kemi hyrë në dy muajt kritikë për kursimin e energjisë”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila teksa ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, ka shtuar se Kosova ka hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike.
Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka shkruar se të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin.

“Të dashur qytetarë, Kemi hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike. Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijën dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë. Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin! Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë”, ka shkruar Osmani./21Media
Back to top button