Kursimi i energjisë, Rizvanolli: Ndezni bojlerin dhe përdorni lavatriçen pas orës 24:00

Në Kosovë sot po mban mot jashtëzakonisht i ftoftë, mot me temperatura të ulta pritet të mbajë edhe gjatë javës.
Për këtë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dalë me një thirrje për qytetarët që të kursejnë sa më shumë energjinë.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzojnë pajisjet shtëpiake pas orës 24:00.

“Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim. Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike. Shkyçni dritat e panevojshme. Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00. Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00. Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00. Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00. Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, ka shkruar Rizvanolli./21Media
Back to top button