Hapja e fushatës “Siguria dhe shëndeti në punë”

Hapja e fushatës “Siguria dhe shëndeti në punë”

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Bashkimin Evropian Zyra në Kosovë dhe partnerët sociale e akterë tjerë, sot bëjnë hapjen e së Fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Objektiva e Përgjithshme e Fushatës mbi Sigurinë në Shëndetin në Punë Punë është promovimi dhe vetëdijesimi i shoqërisë kosovare mbi legjislacionin rreth sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe kushteve e raporteve tjera të punës me impaktin pozitivë në punësim .

Në lidhje me këtë fushatë Zëvendesministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Safet Kamberi, ka thënë se është hera e parë që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që organizon këtë fushatë të mbështetur nga një projekt i Bashkimit Evropian dhe do të zgjasë dy muaj deri më 30 qershor. Sa përket asaj se sa është punuar në këtë drejtim sidomos për ligin ku detyron punëdhënësit për të gjitha obligimet që ka ndaj punëtorit. “Kemi një abuzim të madh të drejtave të punëtorëve, sidomos në ofrimin e sigurisë në punë nga punëdhënësit, por si do që të jetë Ministria e Punës nëpërmjet kësaj fushate do të tentojmë që ta sensibilizojmë edhe punëdhënësin mirëpo në këtë rast edhe punëtorët të cilat duhet ose fundi i fundit ia jep ligji mbi këtë çështje dhe po besoj që nëpërmjet inspekotrëve dhe inspektoriatit të punës që është një prej institucioneve më të rëndësishme”, ka deklaruar Kamberi më programin e mëngjesit në RTV21

Po ashtu ai ka dhënë edhe detaje rreth fushatës ku ka thënë se do të bëhet në forma të ndryshme, si përmes marketingut, mediave, slloganeve, broshurave e të tjera./21Media