Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë

Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë vendosur të bëjnë “një pushim” në romancën e tyre.
Jenner dhe Booker janë ndarë pas dy vjet bashkë, kështu kanë bërë të ditur burime pranë modeles.
“Kendall dhe Devin patën një problem kohëve të fundit dhe janë ndarë rreth një javë e gjysmë më parë”, ka thënë burimi.
Tashmë ish-çifti kaluan një kohë të bukur bashkë në Itali gjatë festës së dasmës së motrës së Kendall, Kourtney.
“Kur u kthyen ata kuptuan se bëjnë jetë ndryshe nga njëri-tjetri dhe vendosen t’i japin fund lidhjes”, ka thënë burimi.
Sipas burimit, Kendall i tha Devin-it se dëshiron pak kohë vetëm, por kjo s’do të thotë që ata përfundimisht janë ndarë.
“Ata mund të kthehen përsëri”, ka thënë ai./21Media

Back to top button