Kendall Jenner dhe Devin Booker të fejuar?

Gjithandej në rrjet po qarkullojnë lajmet për një shtatzëni të mundshme të modeles së njohur, Kendall Jenner, por pos kësaj me anë të një foto të publikuar në Instagram, Kendall ka ngritur dyshimet se është fejuar me basketbollistin, Booker.
Në fotografi, shihet një unazë në dorë të Booker. Kaq mjaftoi që rrjeti të ngritej në këmbë dhe të aludonin për një fejesë të mundshme.
“Vikendi im”, kishte shkruar Kendall në mbishkrimin e fotografive.

Lidhja me Devin, për Kendall ka qenë më e hapura deri më tani, ajo është shfaqur në publik më shumë se me ndonjërin nga djemtë në lidhjet e mëparshme.
Deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar ndërkaq ndjekësit e dyshes mezi presin të dijnë më shumë, transmeton rtv21.tv
Gjatë ditës së djeshme, mjaftoi një video në TikTok që gjithçka të marrë rrjedhë tjetër.
Më 31 dhjetor, përdoruesi @Lifeofroryofficial postoi një video ku thuhej se Kendall është shtatzënë. Në mbishkrim shkruhej: “E dëgjuat së pari – Kendall Jenner është shtatzënë”.
Deri më sot, fragmenti i shkurtër ka marrë miliona shikime./21Media

Back to top button