Kënga “Careless Whisper” kalon shifrat e klikimeve 1 miliard në YouTube

Kënga e përjetshme e George Michael “Carless Whisper”, e cila u realizua në vitin 1984, zyrtarisht kaloi shifrat e klikimeve në YouTube 1 miliard.

Kënga “Careless Whisper” u lansua kur Michael  ishte pjesë e grupit Wham. Ajo është nga albumi i tyre “Make It Big”.

Sipas vlerësimeve, këtë këngë gjatë këtij viti brenda ditës e dëgjuan mbi 400 mijë dashamirë të saj nga i mbarë globi.

“Careless Whisper” është kënga e tetë e realizuar në vitet e 80-ta që iu bashkua klubit të miliarda dëgjuesve të këngëve të viteve të 80-ta në YouTube.

E para ishte ajo e Guns N’ Roses’ “Sweet Child O’ Mine”, tjera e bendit A-ha’ “Take On Me“ e Michael Jackson “Billie Jean”, më pas e Rick Astley “Never Gonna Give You Up“, e Sindi Lloper “Girls Just Want To Have Fun“, e Europe “The Final Countdown” dhe e fundit ajo e Pollis “Every Breath You Take”.

Këngëtari George Michael vdiq në vitin 2016 në moshën 53 vjeçare. Ky këngëtar gjatë karrierës së tij ariti të shiste mbi 100 milionë albume.

Michael bendin Wham e themeloi në vitin 1981.

Ai para se të vdiste realizoi një dokumentar për jetën e tij, që u pagëzua Freedom. Michael në këtë dokumentar tha se shpresonte se do të kujtohet si një prej yjeve të fundit të muzikës pop, në kuptimin se kishte një lloj sharmi në të.

Siç është raportuar, shkak i vdekjes së George Michael ishin problemet me zemër e melqi./21Media

Back to top button