Kënga e re e Trimit ka një datë lansimi!
Artisti Trim Jetullahu pati paralajmëruar se është duke punuar në një projekt të ri muzikor.
Siç u bë e ditur përmes Instagramit nga vet Trimi, të shtunën në orën 17:00 do të publikohet “Sa t’kom dasht”, projekti në të cilin Trimi ka punuar për një kohë shumë të gjatë.

“Sa t’kom dasht Dua te ju falenderoj gjith ata njerz qe e duan muziken time dhe ata qe nuk jan ndal asniher tu pyt kur del kenga e re.
E di esht bo nje koh qe kam pauzu me nxjerr keng po asniher skom bo pauz duket punu studio do jau jap fjalen gjith atyre qe duan muziken time qe nuk do ket me pauza te gjata sepse kem bo aq shum keng te bukura gjyna mos mi nxjerr , SA T’KOM DASHT esht kenga qe do e nisim kete vit 🔥ishalla nje vit i mbar per gjith neve”, ka shkruar Trimi.
“Jena G’zu”, mbetet projekti i fundit nga Trim Jetullahu në bashkëpunim me Fatima Ymerin. Kënga është publikuar më 26 nëntor të vitit të kaluar dhe deri tani numëron mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media