Presidenti i UEFA-s Ceferin sot në Shqipëri

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin sot ta vizitojë Shqipërinë. Ceferin do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe  presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën në Tiranë.
Në vizitën e tij 1 ditore Ceferin pritet të diskutojë mbi situatën e krijuar për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë./21Media 

Back to top button