Zelanda e Re zbulon planin e rihapjes së kufirit
Zelanda e Re ka njoftuar një rihapje me faza të kufijve të saj, pasi vendi fillon të lehtësojë disa nga kufizimet më të ashpra në botë për Covid.
Qytetarët e vaksinuar që janë në Australi mund të shkojnë në shtëpi nga 27 shkurti, ndërsa shtetasit e vendeve tjera do të lejohen të hyjnë nga 13 marsi, tha kryeministrja Jacinda Ardern.
Ata do të duhet të izolohen edhe për 10 ditë, por programi i detyrueshëm shtetëror i karantinës do të anulohet.
Qytetarët e Zelandës që janë të bllokuar jashtë shtetit e kanë mirëpritur rihapjen, transmeton rtv21.tv.
Njoftimi vjen pas kritikave në rritje për politikën e diskutueshme të kufijve të mbyllur të Wellington për të mbajtur larg koronavirusin.
Kufijtë e Zelandës së Re janë mbyllur për gati dy vjet për shkak të pandemisë.
Në atë periudhë, vendi me pesë milionë banorë ka regjistruar 53 vdekje dhe rreth 17,000 raste me Covid – shifra shumë të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të botës.
Rihapja e Zelandës së Re do të jetë në pesë faza.
Kryeministrja tha se ka pasur “jetë përpara” virusit, por “do të ketë jetë edhe pas Covid”.
Mendohet se rreth 94% e popullsisë së vendit mbi moshën 12 vjeç është plotësisht e vaksinuar dhe 56% e personave të kualifikuar kanë marrë dozat e tyrepërforcuese./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?