Këngëtarja serbe ripërpunon “Gajde” të Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës

Dy këngëtaret e njohura, Dhurata Dora dhe Elvana Gjata, më 1 korrik të këtij viti sollën bashkëpunimin e tyre të parë.
Kënga “Gajde” ishte një ndër hitet që na ka shoqëruar këtë verë.
Për pak muaj ky projekt ka arritur mbi 26 milionë klikime në Youtube.
Kjo këngë është ripërpunuar nga këngëtarja serbo-malazeze, Ksenia Knezevic.
E titulluar “Hir”, kjo këngë është shoqëruar me videoklip në platformën Youtube, dhe ka të gjitha të drejtat autoriale e producentëve kosovarë./21Media

Back to top button