Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të KE-së

Deputetë nga Kosova po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron atje bashkë me disa deputetë nga partitë tjera, ka dhënë një lajm të mirë, duke treguar se Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare. Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore. Krenar me Kosovën tonë! Krenar me aleatët tanë të natyrshëm – perëndimorë!”, ka shkruar ai.

Komisioni Evropian do të miratojë më 12 tetor paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për secilin nga vendet e përfshira në këtë proces./21Media

Back to top button