Këputet ashensori i një pallati, çifti bie nga kati i pestë

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të lënduar pasi ashensori i një pallati ka rënë nga kati i pestë në të parin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh’ në Unazën e re në Tiranë.
Dy të lënduarit S. K., 56 vjeç, dhe S. K., 55 vjeçe janë dërguar në spital.
Incidentetet me ashensorët nuk kanë qenë të pakët në Tiranë, problem që lidhet me faktin që shumë pallate nuk kanë administrim.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).
Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.
Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button