Keqpërdorim i detyrës zyrtare, arrestohen dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.
“Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?