​Keqpërdorimet për patentë-shoferë, u shkëputet marrëdhënia e punës tre ekzaminerëve

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi sot ka marrë vendim për shkëputje të marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në Departamentin për patentë-shoferë.

Ai ka sqaruar se një veprim të tillë e ka ndërmarrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

“Ditëve në vazhdim do të prezantojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë-shoferë gjithandej Kosovës”, ka paralajmëruar Durmishi në një postim në Facebook.

Back to top button