Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është më shumë afër se sa larg

(Lajm i përditësuar)


Ahmeti: Duket se BE-ja nuk ka strategji dhe vizion për dialogun

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Kreshnik Ahmeti në emisionin “Click” në RTV21 pranoi se i bashkohet mendimeve se Bashkimi Evropian është pa strategji dhe pa vizion për dialogun.

“Ashtu duket sepse , ka shumë ambiguitet dhe ambiguiteti besoj që për një kohë të gjatë e në procesin e kaluar të dialogut të Bashkimit Evropian është parë si një aset përbrenda procesit por definitivisht nuk ka kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme dhe afat gjatë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë , ajo çfarë ishte fillimisht propozimi franko- gjerman që pastaj u bë propozim i BE-së ishte një moment historik për t’i koornizuar raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet njohjës defacto që të ecet tutje deri në normalizmi përfundimtar  dhe të plotë ku u mor e ufragmentua aq shumë sa që humbi për brenda procesit , pra kishim Marrëveshjen bazë pastaj aneksin për zbatimin e marrëveshjes që nuk sqaronte se si zbatohej marrëveshja , pastaj hymë në një  proces të sekuencimit . Pra këto besoj që vijnë si rezultat i asaj që ka thënë edhe zyrtari “, tha Ahmeti në emsionin “Click”.


Ahmeti: Është e paqartë se me çfarë janë të ndërlidhura tash masat e BE-së ndaj Kosovës

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Kreshnik Ahmeti   në emsionin “Click” në RTV21 foli edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se se ato janë të padrejta e po ashtu sipas nuk dihet qartë as arsyeja për çfarë janë vendosur.

“Është pak e paqartë se me çfarë janë të ndërlidhura tash masat sepse mund të jetë kjo që e thatë, janë dhënë disa arsye , nga dy zyrtarë të ndryshëm janë dëgjuar arsye të ndryshme . Masat fillimisht u vendosën për shkak të situatës së sigurisë ku në mënyrë të padrejtë u fajësua Republika e Kosovës sepse ekstremistët serb lënduan mbi 890 ushtarë të NATO-s në msionin e tyre të KFOR-it e pastaj dëgjuam që Ascoacioni apo zgjedhjet po definitivisht këto masa përveç se të padrejta nuk i kanë kontribuar e nuk po i kontribojnë as stabilitetit në Kosovë dhe në rajon sepse ky është mesazhi që agresori, në këtë rast Serbia që sulmon KFOR-in, që bën aksion sulm terrorist në veri të Kosovës, ky është mesazhi që ky agresor e merr kur në fund ai që është viktimë e këtij agresori përballet me masa kundër saj.”, tha Ahmeti.


Ahmeti thotë se anëtarësimi i Kosovës në KE nuk ndërlidhet me procesin e dialogut

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Kreshnik Ahmeti  në emisionin “Click” në RTV21, tha se nuksheh ndërlidhje të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me procesin e dialogut.

Ai u shpreh optimist se në procesin e anëtarësimit të Kosobës në KE ka progress derisa sipas tij dialgu ka stagnuar për faj të Serbisë.

“Nuk e shoh si të tillë sepse unë po shoh zhvillim të procesit të anëtarësimit të Këshillit të Evropës, përderisa dialogu për shkak të mënyrës së si e kanë drejtuar fasitator dhe agresioni të Serbisë është një vdekje klinike, pra përderisa njëri proces është I tillë ka stagnuar edhe për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Serbisë , por siç pritej do të merr kohë formimi i Qeverisë për arsye gjeostrategjike siç e tha presidenti Vuçiq , të pritet një konstelacioni favorshëm strategjik siç ishte rasti me Azerbejxhanin, një kërcënim i qarë. Nuk e shoh një ndërlidhje, përderisa atje kemi stagin e në anën tjetër atje në Këshillin e Evropës shohim progres.”, tha Ahmeti.


Ahmeti reagon ndaj për deklaratave të Von Cramonit rreth Manastirit të Deçanit

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ditë më parë ka shprehur rezervat e saj për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës në të ardhmen e afërt.

“Ka disa parime në Këshillin e Evropës dhe ajo që kam lexuar deri më tani nga analizat ligjore është se teorikisht, në letër, kuadri ligjor është aty, kështu që ajo që parashikon Kushtetuta nuk është e keqe, por zbatimi dhe realizimi i korniza kushtetuese është e vonuar, ndaj me rastin e Deçanit (manastirit) i cili nuk zbatohet prej vitesh dhe mungesës së vullnetit politik për të ecur përpara me të, madje edhe kundërshtimi i anëtarëve të Këshillit të Evropës duke u thënë se kjo qeveri nuk do ta bëjë, nuk ua lehtëson anëtarëve të Këshillit të Evropës që të ecin përpara me aplikimin. “, ka thënë ndër tjerash Cramon

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në emsionin “Click” në RTV21  komentoi këtë deklaratë duke thënë se Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme të gjindet zgjidhja pa cenuar pavarësitë e institucioneve.

“Unë nuk e di nga i ka burimet deputetja e parlamentit evropian, por ne në asamblenë ndërkombëtare të Këshillit të Evropës kemi biseduar me delegacionet, kemi biseduar edhe me sekretariatet përkatëse dhe kemi treguar vullnetin e Qeverisë të gjindet zgjidhja pa cenuar pavarësitë e institucioneve ku nuk duhet të ndërhyjmë dhe të ecet përpara.”, tha Ahmeti.


Ahmeti për çështjen e Manastirit të Deçanit: Duhet të gjendet zgjidhje brenda kornizave të respektimit të pavarësisë së pushteteve

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në emisionin “Click” në RTV21 u pyet edhe rreth çështjes së Manastirt të Deçanit se ka ka vullnet Kosova që ta resketoj vendimin rreth këtij Manastrit

Ahmeti tha se është çështje për të cilën duhet të gjendet zgjidhje brenda kornizave të respektimit të pavarësisë së pushteteve,

“Kam përshtypjen se edhe në këtë çështje nuk ka qenë informacioni i detajuar i saktë. Është e vërtetë ka një vendim e ka edhe një proces tjetër mbi  udhëzimin që ka marrë Komuna e Deçanit për këtë gjë që duhet të trajtohet me kujdes dhe këtë e kemi sqaruar kësaj radhe në vizitën që e kemi pasur në Këshillin e Evropës në Strasburg, sepse mund të vendosemi në një situatë paradoksale raporti i juristëve eminent sigurisht që bën thirrje që të ruhet pavarësia e gjyqësorit dhe ne do ta ruajmë pavarësinë e gjyqësorit kjo është shumë e rëndësishme.”, tha Ahmeti

“Nëse nuk gaboj edhe mijëra vendime të Gjykatës Kushtetuese janë të zbatuara në Republikën e Kosovës dhe do duhet të gjejmë zgjidhje që t’i zbatojmë të gjitha.”, shtoi ai.


Ahmeti: Çështja e asociacionit nuk paraqet pengesë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti  në emisonin “Click” në RTV21 tha se mos-zbatimi Asociacionit nuk paraqet një pengesë  për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në Këshillin e Evropës kjo është trajtuar për shkak të historikut që e përmenda me data përkatëse si një çështje që është përmbyllur në kuadër të antarësimit në Këshillin e Evropës, kjo nuk paraqet më pengesë, sepse raporti i juristëve eminent që është publik thotë që të ndalet kundërshtimi  , kundërshtimi ka qenë  nga 27 shkurti më formën zyrtare.”., tha Ahmeti.

Ai është shprehur optimist , duke thënë se në janë reflektuar hapat që siç tha ai i ka ndërmarrë Kosova

“ Pra nuk është një pengesë dhe ajo çfarë dëgjuam dhe për këtë unë jam optimist  pas kësaj vizite sepse çfarë dëgjuam është se janë reflektuar zhvillimet, hapat që i ka ndërmarrë  insitucionet e Republikës së Kosovës pas raportit të juristëve eminent , sepse mos të harrojmë tek pjesa e standarteve kemi një lloj dy bot  janë këto standartet që lidhen dirket me Këshillin e Evropës, janë të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe drejtësia. Por, janë edhe ato që kanë një natyrë më politike , ne menjëherë kemi mbledhur grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe kemi trajtuar çdo rekomandim dhe kemi kuptuar se tashmë në disa çështje rekomandimet janë të plotësuara dhe kemi vazhduar me ato të cilat nuk janë, p.sh Qeveria në dhejtor ka miratuar strategjinë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetve dhe të anëtarëve të tyre, po ashtu në dhjetor ka miratuar kornizen e indikatorve për të drejtat e njeriut që për referencë kanë Këshillin e Evropës dhe standartet e Bashkimit Evropian. Pra këto hapa po reflektojnë në Strastburg dhe kjo është gjëja e mire për procesin e antarësimit.”, u shpreh Ahmeti.


Ahmeti thotë se mos-zbatimi asociacionit nuk ka bllokuar rrugën integruese të Kosovës

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Kreshnik Ahmeti  vlerësoi në emisionin “ Click” në RTV21 se moszbatimi i Asociacionit nuk  e ka bllokuar rrugën integruese e Kosovës.

“Jo, sepse është parë çasja konstruktive e Republikës së  Kosovës që të gjendet një zgjidhje e cila është në përputhje me Kushtetutën me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me Marrëveshjen e 2015, me qëndrimin e State Departament dhe duke pasur parasysh  letrën e zonjës Mogherini të asaj kohe . “, tha Ahmeti.

“Pra, gatishmëria ka qenë është shprehur publikisht ndërkohë është kuptuar se Serbia gjatë tërë kësaj kohe Serbia ka qenë duke ushtuar grupe terroriste dhe në baza ushtarake afër Beogradit dhe me 14 shtator që Serbia nuk ka propozuar asgjë ne procesin e dialogut e me 24 shtator Sebria tentoi ankesimin e veriut të. Pra, gjitha këto i kane parasysh vendet anëtare qoftë të Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian.”, shtoi ai në RTV21.

Paraprakisht Ahmeti tha se  kanë dëgjuar në Këshlli I Evropës se rekomandimet janë plotësuar.

“Procesi i çështjes së Asociacionit është procesi i dialogut të normalizimit në Bruksel në BE e cila ka marrë thirrje nga Këshlli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ta marrë një çështje të tillë ne kemi marrëveshjen e 27 shkurtit ku kuptohet përgjegjësia e Kosovës në këtë drejtim, pastaj kemi 18 marsin sepse këtu bëhet thirrje  që të ndalet kundërshtimi dhe pastaj kemi 26 tetori. Duhet ta kemi parasysh një gjë  raporti i jurisëtve eminent është draftuar më herët por është dekalsifkuar më 1 nëntor, pra 26 tetor në Bruksel ka qenë një moment kur kryeministri  Kurti u shpreh i gatshëm t’i nënshkruajë tri marrëvshjet aty ishte edhe draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian, por e dijmë liderët e vendeve të përfshira atë ditë nuk ishin në gjendje që ta bindin Serbinë…Prandaj ajo çka kemi dëgjuar në Këshillin e Evropës edhe nga instancat më te  larta që i kemi takuar  është që kjo është një çështje e plotësuar nga Republika e Kosovës.”, tha ai.


Ahmeti thotë se në Strasburg iu rekomandua që Qeveria “ mos të bëjë kritika të pa vend ndaj gjyqësorit”

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Kreshnik Ahmeti  në emisionin”Click” në RTV21 pranoi se gjatë vizitës së tij në Strasburg është bërë rekomandim që mos të ketë kritka të pa vend nga Qeveria ndaj gjyqësorit .

“Por nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në gjyqësor”, tha Ahmeti duke shtuar se pajtohet me këtë rekomandim dhe kanë marrë parasysh këtë.

Derisa mohoi se insitucionet e Kosovës po ndërhynë në gjyqësor .

“Nuk kam parë ndonjë raport ndërkombëtar që vlerëson se ka ndërhyrje në gjyqësor”, u shpreh Ahmeti.


Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është më shumë afër se sa larg

Zëvendësministri i punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Kreshnik Ahmeti tha në emisionin “Click” në RTV21 se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e  Evropës është më shumë afër sesa larg.

“është e vërtetë se ishim në një vizitë të përbashkët me kryeparlamentrin, Konfjuca dhe me delegacionin e e Kuvendi të Kosovës në Këshillin e Evropës, por punime për ata janë të jashtëzakonshme gjithmonë se bëjnë lobime për anëtarësimin tonë, mund të them që kemi qenë te kënaqur me faktin që veprimet e Qeverisë të Kosovës dhe grupet ndërinstitucional për Këshillin e Evropës në raport me rekomandimet e juristve të Këshillit të Evropës dhe besoj që mund të themi se ka një progres prej vizitës së fundi që kishim në tetor. “, tha Ahmeti.

Ai po ashtu ekziston mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës këtë vit .

Ka gjasa në përputhje me rregullat e brendshme të Këshillit të Evropës, stauti dhe rregullat e brendshme nuk përcaktojnë afate dhe shpesh kjo mund të jetë në disvantazh sikur se ishte në një periudhë në fazën e parë të aplikimit, unë mendoj se nuk ka pas arsye që nga shtator i vitit 2022 të shtyhet për prill të vitit 2023. ..Besoj që fakti që nuk ka afate mund të jetë avantazhin tonë nuk mund të zotohem që do të përfundoj këtë vit, por mund të jetë e mundur. “, tha Ahmeti në “Click”.

‘’Është mundësia që ajo edhe mos të përfundojë’’ , shtoi ai

“Pra ne kemi edhe dy votime të mëdha përpara , votimi I parë është në Asamblenë Parlamentare që mblidhet sivjet në Prill, Qershor dhe Tetor, dhe një votim tjetër përfundimtar që e bëjnë ministrat e punëve të jashtme  të cilët mblidhen vetëm një herë në vit , në maj. .

Ai tha se po synohet që në Prill të votohet për Kosovën, në mënyrë që sipas tij ta zënë majlin.

Kur u pyet se a kanë votat Ahmeti tha se po punohet në këtë drejtim.

‘’Në Këshillin e Evoprës janë dy kritere paralele është çështja e standarteve dhe e dyta është mbështetja politike, mbështetja politike është aty edhe në Asamblenë parlamentare, kjo nuk do të thotë që ne po e marrim  të mirëqenë dhe nuk po punojnmë edhe delegacioni ynë janë, edhe misionet diplomatike të Kosovës  të gjitha në shërbim të takimeve të shpeshta dhe të shumta me anëtarët e Asamblesë Parlamentare “, tha ai./21Media

Back to top button