Keqtrajtoi fëmijët e saj, arrestohet gruaja nga Peja

Një grua nga Pejsa është arrestuar dje nga Policia e Kosovës , pasi që e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj.
Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit të saj kjo grua e ka sulmuar fizikisht edhe zyrtaren policore, e cila ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e sajë. Gjatë arrestimit e dyshuara ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./21Media

Back to top button