Pasagjerët në avion postuan në rrjetet sociale video të incidentit, ku shfaqet i dyshuari që merret nga policia

Pasagjerët në avion postuan në rrjetet sociale video të incidentit, ku shfaqet i dyshuari që merret nga policia

Një avion i kompanisë “Malaysian Airlines” u detyrua që të kthehej në Melburn vetëm pak minuta pas nisjes, për shkak të një pasagjeri problematik që tentoi të hynte në kabinën e pilotimit.

Personi në fjalë, pasi nuk u lejua që të fliste me pilotin, kërcënoi se kishte me vete një bombë dhe do të hidhte avionin në erë.

Tre prej pasagjerëve të tjerë ndërhynë me shpejtësi dhe e ndaluan atë, ndërsa stafi i avionit mori vendimin që të kthehej në Melburn.

Sapo mbërriti në pistë, në avion hynë forcat speciale të policisë australiane, që nuk patën shumë punë për të bërë, pasi pasagjeri i zhurmshëm ishte lidhur nga të tjerët, që u konsideruan si heronj.

Pasagjerët në avion postuan në rrjetet sociale video të incidentit, ku shfaqet i dyshuari që merret nga policia. Kjo e fundit konfirmoi me shpejtësi se i dyshuari nuk kishte asnjë armë apo mjet shpërthyes me vete, duke qetësuar pasagjerët e tjerë të trembur.

Autoritetet australiane thanë se pasagjeri problematik ishte një 26-vjeçar nga Sri Lanka, i cili vetëm pak orë para se të hipte në avion ishte liruar nga një spital psikiatrik i Melburnit.