"Ka ardhur koha që fëmijëve tanë t’ua japim lumturinë që e meritojnë"

“Ka ardhur koha që fëmijëve tanë t’ua japim lumturinë që e meritojnë”

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ka premtuar se nuk do të bëjnë fushatë me fëmijët, por do të bëjnë fushatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, si e të gjithë bashkëmosharëve të tyre në Evropë.

Ai në facebook ka shkruar se ka ardhur koha që fëmijëve tanë t’ua japim buzëqeshjen dhe lumturinë që e meritojnë.

“E kam një premtim: nuk do të bëjmë fushatë me fëmijët. Por do të bëjmë fushatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, si e të gjithë bashkëmosharëve të tyre në Evropë. Ky është zotimi im në ditën e fëmijëve”, ka shkruar ai.