Kërcënohet Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është kërcënuar dje nga një person.
Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës ka treguar se personi i dyshuar është arrestuar.
“Policia ka vepruar dhe i është përgjigj rastit dhe tani të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalët e Stacionit policor, pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të ti, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48;00 orësh. Rasti nen hetime”, ka njoftuar Xhurkaj./21Media

Back to top button