Prokuroria jep detaje tjera për aksionin “Brezovica”: Kontroll në objektin e Komunës

 
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni “Brezovica ”
Prokuroria Themelore e Ferizajt bën të ditur aktualisht është duke realizuar kontroll në objektin e Komunës.
“Urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Paraprakisht Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar për rtv21.tv vazhdimin e këtij aksioni./21Media

Back to top button