Kërcënoi vazhdimisht me jetë familjen e tij, arrestohet 46 vjeçari

Policia e Kosovës dje ka arrestuar S.M nga Prizreni nën dyshimin se vazhdimisht krijonte dhunë sistematike në familje, të natyrës fizike dhe psikologjike, duke i kërcënuar bashkëshorten dhe familjen e tij edhe me jetë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij Policia ka sekuestruar një armë e tipit pistoletë, prodhim Jugosllav, një karikator dhe 7 fishekë.
Ndaj S.M i lindur në vitin 1957, u ngrit kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Për të gjitha këto u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë./21Media

Back to top button