Pasagjerët shtyjnë aeroplanin e bllokuar

Një video është publikuar së fundmi në internet ku shihet një grup njerëzish duke shtyrë një aeroplan të bllokuar nga pista. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Bajura, Kolti në Nepal.
Pasagjerët dhe personeli i sigurisë u panë duke shtyrë nga pista avionin e bllokuar që i përkiste Tara Air.
Stafi i aeroportit u fut në këtë situatë të pazakontë pasi aeroplanit i plasi goma e pasme gjatë uljes në aeroport. Avioni nuk ishte në gjendje të largohej nga pista pas incidentit. Kjo shkaktoi edhe vonesa në uljen e avionëve të tjerë, transmeton rtv21.tv.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në internet dhe shumë njerëz po e ndajnë videon e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale./21Media

Back to top button