Aksidentohet kamioni me fishekzjarre

Një kamion i madh i ngarkuar me fishekzjarre të destinuara për festimet e Vitit të Ri shpërtheu në një autostradë në Kazakistan.
Rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, por tani janë bërë publike pamjet.
Kamioni po udhëtonte përgjatë autostradës nga kryeqyteti i Kazakistanit Nur-Sulltan në qytetin verior të Shchuchinsk afërsisht 150 milje larg kur automjeti u përmbys dhe mori flakë.
Shoferi doli nga kamioni falë mbrojtjes së kabinës, transmeton rtv21.tv.
Policia kazake tha se nuk pati viktima kur fishekzjarrët me vlerë dhjetëra mijëra paund ndriçuan qiellin.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin.
Kamioni bllokoi autostradën ndërsa zjarri shpërtheu ekranin piroteknik, duke bllokuar trafikun dhe duke detyruar kalimtarët të ndalonin dhe “të shijonin” shfaqjen.
Fishekzjarret ishin të destinuara për shfaqjet e Vitit të Ri 2022 në Kazakistan./21Media

Back to top button