Kërcnoi gruan dhe nusen e djalit të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe nusen e djalit të tij sot rreth orës 14:00 në fshatin Dabidol të Rahovecit.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Gjurkaj ka treguar se i dyshuari bashkëshorten dhe nusen e djalit e ka kërcënuar me fjalët “Do të blej armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve”.
Sipas Policisë, i dyshuari një ditë më parë, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka edhe është hapur rasti Dhune familjare.
”Patrulla policore ka dal ne vendin e ngjarjes ne fsh. Dobidol KK Rahovec dhe ka kontaktuar me viktimat te cilat kane deklaruar se burri ,përkatësisht vjehrri sot ne mëngjes i kishte kanosur me fjalët se do ta blej një arme zjarri dhe do ti qëroj hesapet me te gjithë juve. Deri te incidenti kishte ardhur për arsye se tani i dyshuari një dite me pare , pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka edhe është hapur rasti Dhune familjare . Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestare dhe me urdhër te tij i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën e Ndalimit”, ka thënë Gjurkaj.
Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestare dhe me urdhër te tij i dyshuari ndalohet për 48 ore në qendrën e ndalimit./21Media